Shoqja: Kur një shoqëri e rigjen pas kaq kohësh…



Shoqja: Kur një shoqëri e rigjen pas kaq kohësh…

15:08 24/05/2020

Dy motrat, Etleva dhe Teuta zgjodhën rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për t’i bërë një surprizë shoqes së tyre Blerina.

Ato e falenderuan dhe i shprehën mirënjohje asaj dhe familjes, që i hapën derën e shtëpisë në një periudhë shumë të vështirë, siç ishte viti ’97.

Në atë periudhë lindi një miqësi e madhe midis dy familjeve, e cila ka vazhduar të rezistojë dhe të jetë po aq e fortë pavarësisht kalimit të viteve.

Etleva: Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen e pafund familjes tuaj, ndjehemi të turpëruara për këtë, që se kemi bërë për kaq vjet me rradhë. Por ndjehem me fat dhe e lumtur që kam një shoqe si ty dhe do ta kem për gjithë jetën.

Blerina: Ardit u bë një kohë e gjatë, mund te themi u bë 20 e pak vjet, që e kemi mbaruar shkollën e lartë. Në atë kohë, dy motrat jetonin në konvikt, unë shkoja me shumë dëshirë, kanë qenë si motra për mua dhe në momentet më të vështira, kur detyroheshin ta linin shkollën, se nuk kishin ku të rrinin, mami ishte ajo, ka qenë gjithmonë superheroinë. Nëse bëhej fjalë për shkollën bëntë gjithçka dhe tha do t’i mbaj. Hall kishte që ishte ’97, por tha nëse i ndodh gjë vajzës time, do i’u ndodh dhe atyre, kjo ishte garancia e vetme. Prindërit e mi ishin pensionistë në atë kohë të dy, megjithatë thanë nëse do ha unë, do hanë dhe dy vajzat, nuk ka absolutisht asnjë gjë. Vajzat nuk kishin Facebook, unë i kam kërkuar, por nuk arrita dot të vendos kontaktin, nëpërmjet një shoqes tonë të përbashkët munda. Me thënë të drejtën e çova mendjen, nuk ishte më shumë se një muaj karantinë që kishte kaluar, që kujton çfarë ke bërë dhe kur njeriu bëhet nostalgjik. Aty i kam shkruajtur pas kaq kohësh, i kam dërguar një mesazh të thjeshtë në telefon, atë natë nuk mora përgjigje, të nesërmen kam marrë një mesazh të mrekullueshëm, që fillonte këtu dhe nuk e di ku mbaronte.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk ka mbaruar akoma, se vazhdon këtu.

Blerina: Po ka qenë më të vërtetë, që mua më ngrohu jashtë mase dhe pastaj ishte telefonata.

Teuta: Blerina zemra e motrës, ashtu siç e the dhe ti, shoqe kishe Etlevën, por ti nuk na ndave asnjëherë, të jam mirënjohëse. Jeni familja jonë e dytë, por në emër të familjes themi që në çdo kohë, kudo që të jemi, kudo që të ndodhemi, ke dhe një shtëpi tjetër në Berat. Por shtëpinë më të madhe, e ke në zemrat e familjes tonë, të gjithë juve.

Blerina: Edhe unë ju falenderoj, është surpriza më e bukur që më është bërë ndonjëherë. Kur një shoqeri e rigjen pas kaq kohësh, është sikur ke gjetur diçka që ti nuk e di ku e kishe më./tvklan.al



Të ngjashme