Ekonomi: Ka afat deri me 30 Nëntor për t’i tërhequr, mbështetja do të vazhdojë

Shpërndarja e kartave të naftës pa taksa për fermerët në zonën e Divjakës është ndjekur nga Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi.

 “Kemi punuar shumë shpejt, ju dhe ne sepse skema ka akoma kohë sipas udhëzimit për të qenë e implementuar dhe nafta ka akoma kohë për t’u tërhequr sepse ka afat deri më 30 nëntor të këtij viti që është vit ushtrimor”, është shprehur Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Milva Ekonomi.

Ministrja  tha se mbështetja për fermerët do të vijoi,pasi synimi I qeverisë është që nga 400 milion dollar eksporte në bujqësi të shkojnë në 1 miliard.

“Ia kemi dalë që në planifikimin buxhetor afatmesëm dhe deri në vitin 2025 të kemi një program që vjen në rritje në buxhetin  qeverisë për mbështetjen e fermerit me naftë, pra cdo vit do të ketë më shumë fonde në dispozicion për skemën. Mbështetja jonë ndaj bujqësisë do të vazhdojë me skemën e naftës, do të vazhdojë me skemën kombëtare, me ujitjen”, është shprehur ajo.

Vetëm në rrethin e Lushnjës kanë aplikuar 7019  fermerë për të përfituar nga skema e rimbursimit të naftës, ndërsa në total aplikuan 20.561. pra 33.3% e fermerëve  mes 60 mijë në total që disponojnë nipt.

Klan News