Shënon 43 pikë për 29 minuta

10 ndeshje të NBA u luajtën në ditën e vitit të ri dhe spikati lojtari i los Angeles lakers LeBron James. Një ditë pasi kishte mbushur 37 vjeç James shënoi 43 pikë dhe 14 rebound dhe 4 assist ndaj Portland Trail Blaizers.

Lakers fituan ndeshjen 139 – 106 me një dominim që në fillimin e saj. Në fakt ishte James që shykëlqeu duke realizuar 43 pikë për 29 minuta. Sipas statistikave ai është tashmë lojtari më i vjetën në moshë që kalon kuotën e 40 pikëve në një ndeshje, rekord që mbahej nga Michael Jordan që prej vitit 2003.

Një paraqitje spektakolare e tij të cilën pas ndeshjes e komentoi duke thënë se nga një herë duhet tu kujtosh njerëzve se çfarë je në gjendje të bësh.  Lakers kishin humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit, por këtë herë dominuan që nga minuta e parë deri tek e fundit.

Tv Klan