Shpërthen rrjeti kundër Kandell, i zbulojnë mashtrimin



Shpërthen rrjeti kundër Kandell, i zbulojnë mashtrimin

08:40 09/06/2020

Një foto e Kendall Jenner-it teksa ka protestuar për vrasjen e afro-amerikanit ka bërë xhiron e rrjetit.

Supermodelja shfaqej teksa mbante në dorë një pankartë ku shkruhej “Black Lives Matter”, por fansat kanë vënë re diçka të çuditshme që ndodhej mbrapa saj.

Hija tregonte Kendall-in me duar të ngritura, por bosh . Njerëzit e nervozuar reaguan menjëherë duke e akuzuar për fotoshop dhe mungesë të theksuar serioziteti ndaj çështjes në fjalë.

Kendall Jenner që editon një pankartë në duart e saj, kjo tregon sesa seriozitet kanë VIPA-t” , shkroi një ndjekës.

Pas gjithë komenteve, Kendall u detyrua të reagojë duke thënë se ajo foto nuk i përket asaj dhe se është e gjitha photoshop. 

“Kjo është bërë me fotoshop.  Unë s’kam postuar diçka të tillë!” , shkroi modelja.

Kjo nuk është hera e parë që Kendall Jenner përfshihet në të tilla situata.

Klan Plus




Të ngjashme