Nga shpërthimi vetëm dëme material, asnjë i dëmtuar

Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një banese private në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

 Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e 47-vjeçarit Përparim Kalbaj, por  fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ekspertët e policisë kanë dyshime se shpërthimi me tritol ka qenë mesazh kërcënues për 47-vjeçarin pasi sasia ka qenë mjaft e vogël.

Kalbaj rezulton person me precedent penal, pasi është ndaluar një vit më parë nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në lidhje me ngjarjen është marrë në pyetje pronari i banesës që ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.

Tv Klan