“Turqit vijojnë të provokojnë, duke shënjestruar edhe njëherë ishullin Kastellorizo”. Kështu e nisin mediat greke lajmin në lidhje me një incident të shtunën.

Banorët janë shqetësuar nga një dron ku luhej himni kombëtar i Turqisë dhe këngë për betejat osmane. Sipas informacioneve nga mediat, droni fluturoi mbi 40 minuta mbi Kastellorizo dhe ishujt e vegjël rrethuese.

Mediat greke nuk kanë raportuar vetëm këtë incident. Një flamur grek i pikturuar në një shkëmb është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe. Autoritetet kanë nisur hetimet për të dyja ngjarjet./tvklan.al