Shqipëria gati për stërvitjen më të madhe ushtarake amerikane



Shqipëria gati për stërvitjen më të madhe ushtarake amerikane

17:25 12/04/2021

Më 26 Prill tre mijë trupa amerikane do të stërviten në krah të ushtarëve shqiptarë

Forcat e Armatosura shqiptare dhe 3100 trupa amerikane përfshire avionë dhe mjete të rënda ushtarake do të jenë nga data 26 Prill pjesë e “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane që zhvillohet njëkohësisht edhe në shtete të tjera në Evropë.

Personeli ushtarak shqiptar është angazhuar në identifikimin, ndjekjen dhe zbatimin në terren të çdo detyrimi që lind nga kjo stërvitje u shpreh ministri Peleshi pasi priti zëvendëskomandantin e Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajorin Joseph F. Jarrard,

Peleshi tha se gjatë stërvitjes do të respektohen protokollet më të mira shëndetësore dhe të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore, për parandalimin dhe përhapjen e virusit “COVID 19”.

Presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Shqipëria është një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon.

Sipas vendimit te qeverise shqiptare ushtarë amerikane dhe avionët e tyre do përdorin aeroportin e Rinasit si dhe Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore e Detare, bazën ajrore të Farkës, të Kuçovës, poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone.

Klan News







Të ngjashme