Banka Botërore: Gratë po rivalizojnë burrat në teknologji

Hendeku gjinor në shërbimet IT po ngushtohet në vendet me të ardhura të mesme si Shqipëria. Raporti i Bankës Botërore “Prirjet dhe Përparimi Digjital 2023” e rendit Shqipërinë në mesin e vendeve me progresin më mbresëlënës në pjesëmarrjen e më shumë vajzave dhe grave në sektorin e dominuar nga burrat dhe si një ndër vendet me eksportin më të lartë të shërbimeve IT gjatë viteve 2019-2022, duke ndikuar dhe në rritjen ekonomike të vendit.

Ndër vendet me të ardhura të mesme të larta, 6 nga 10 performuesit më të mirë janë nga Evropa dhe Azia Qendrore rajoni, duke përfshirë Shqipërinë, Armeninë, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Moldavinë dhe Malin i Zi. Në këto vende eksportet e shërbimeve të IT pësuan rritje vjetore nga 30 për qind në 130 për qind gjatë 2019–2022.

Banka Botërore referon se në Shqipëri në vitin 2022 numëroheshin 539 kompani të teknologjisë dhe informacionit. Eksportet e këtij grupi arritën në 88 milionë USD, teksa investimet në këtë sektor kapën vlerën e 150 milionë Dollarëve. Për shumicën e shteteve eksportet e shërbimeve IT po krijojnë vende pune të mirëpaguara.

Tv Klan