Pavarësisht se lajmi për sulmet iraniane mbi Izraelin u përcollën me shqetësim për sigurinë e këtij shteti nga mediat në mbarë botën, duket se vetë qytetarët e Izraelit, por dhe shtetasit e huaj që kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet, nuk e kanë përjetuar me panik këtë lajm.

Herida Duro, drejtorja e Turizimit në Ministrinë Shqiptare të Turizimi, 3 ditët e fundit ka qenë në Tel Aviv dhe Jeruzalem për të prezantuar ofertën turistike shqiptare për këtë sezon së bashku me një grup shqiptarësh. Në një intervistë për Klan, ajo tregon se situata është shumë e qetë dhe se nuk kanë patur për asnjë moment frikë për sigurinë e tyre pasi u lajmëruan dhe u udhëzuan nga autoritetet për sulmin.

“Ne jemi të vendosur në mes të Tel Avivit, për fat të mirë nuk patën asnjëlloj ndjesie negative, mund të themi se nuk ka panik dhe ështe e menaxhuar me qetësi. Nga amabsada jonë jemi njoftuar në kohë reale për çdo zhvillim dhe për çdo nevojë nëse do të kishim në raste të caktuara. Ne vazhduam të gjithë programin e ditës.”

Fluturimi i Duros dhe përfaqësuesve të tjerë të Ministrisë së Turizmit dhe Unionit Turistik Shqiptar ishte planifikuar për mëngjesin e sotëm, por është shtyrë me disa ore për shkak të anulimit të shumë fluturimeve në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme në 24 orët e fundit.

Tv Klan