Shqiptari përplas për vdekje dy punëtorët italianë

Shqiptari përplas për vdekje dy punëtorët italianë

12:52 06/08/2019

Një emigrant shqiptar ka përplasur për vdekje dy punëtorë italianë që po punonin për sinjalizimin rrugor të autostradës, A14 Bolonja-Taranto.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 9 në autostradën A14, në afërsi të Bolonjës. Dy viktimat, Antonio Pizutelli, 38 vjeç, dhe Salvatore Vani, 45 vjeç, po përfundonin ndërtimin e sitit, të domosdoshëm për rindërtimin e shenjave rrugore.

Shoferi i kamionit, 62-vjeçari shqiptar banues në Itali, hyri në zonën e kantierit të ndërtimit, duke përplasur dy punëtorët dhe duke rrezikuar një person të tretë që arriti të lëvizte në kohë.

Pas aksidentit policia arrestoi shqiptarin i cili u testua nëse ishte në efektin e alkoolit ose drogës. Shoferi shqiptar është vënë nën hetim për vrasje të qëllimshme.  /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT