Si do të duket porti i ri turistik në Durrës




Si do të duket porti i ri turistik në Durrës

09:18 21/06/2021

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin e portit të ri të Durrësit. Në një postim në mediat sociale, Rama teksa ka treguar maketin e këtij projekti thotë se porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha turistike në detin Mesdhe.

Maketi i portit të ri

Me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë“, është ky postimi i Ramës.

Porti i ri në Durrës pritet që të nisë punimet në muajt në vijim. Më herët është thënë se ndërtimi do të përfundojë brenda 6 vitesh dhe investimi do të jetë rreth 2 miliard Euro.

Ndërtimi do të bëhet në 5 faza dhe në të pritet që të punësohen me mijëra qytetarë dhe të thithë qindra mijëra turistë nga e gjithë bota./tvklan.al





Të ngjashme