Lajmi i vdekjes së aktorit Michael Douglas u përhap me shpejtësi këtë javë duke shkaktuar shqetësim në mesin e fansave në të gjithë botën. Megjithatë, tani është konfirmuar se gjithçka ishte një “shaka” dhe fatmirësisht aktori i njohur për rolet tij në “Wonder Boys” apo “ Wall Street”, është ende gjallë dhe në gjendje të mirë.

Vdekja e Michael Douglas u përhap në Facebook me krijimin e një faqeje të re,

“R.I.P Michale Douglas”

, duke tërhequr gati një milion përdorues.

Në këtë faqe ishte postuar:

“Në orën 11 të paradites, aktori ynë i dashur Michael Douglas ndërroi jetë. Ai ka lindur më 25 shtator të vitit 1944 në New Brunswick. Ai do të jetë i vdekur por jo i harruar. Ju lutem tregoni simpatinë tuaj dhe ngushëllimet duke komentuar në këtë postim”

Qindra fansa menjëherë kanë filluar të shkruajnë mesazhete tyre ngushëlluese në faqen e Facebook, duke shprehur trishtimin e tyre se aktori dhe producenti 71-vjeçar kishte vdekur.

Disa fansa kanë shprehur zemërim në lidhje me lajmin e rreme duke thënë se ishte lajm i pamatur, shqetësuese dhe i dëmshëm për fansat e aktorit të dashur. Të tjerë thanë se kjo tregon popullaritetin e tij ekstreme në të gjithë globin./tvklan.al