Si ndikon vetmia në marrëdhëniet e përditshme


Si ndikon vetmia në marrëdhëniet e përditshme

21:40 19/07/2020

Sipas një studimi të kryer së fundmi, vetmia ndryshon mënyrën sesi truri reagon ndaj marrëdhënieve në jetën e përditshme.

Një pjesë e trurit e quajtur korteksi prefronal medial (mPFC) mban një hartë të strukturuar të marrëdhënieve shoqërore të një personi, bazuar në afërsinë dhe lidhjen me ta.

Njerëzit që luftojnë me vetminë, shpesh perceptojnë një hendek midis vetes dhe të tjerëve. Ky boshllëk reflektohet në modelet e aktivitetit të trurit.

Studiuesit përdorën imazhe funksionale të rezonancës magnetike, për të ekzaminuar aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve, ndërsa mendonin për veten, miqtë e afërt dhe të njohurit. Të menduarit për dikë nga secila kategori korrespondonte me një model aktiviteti të ndryshëm në tru.

Këto modele të trurit ndryshonin për individët më të vetmuar. Aktiviteti në lidhje me të menduarit për veten ishte i ndryshëm nga aktiviteti i lidhur me të menduarit për të tjerët.

Sipas studimit, njerëzit e vetmuar krijonin barriera dhe boshllëqe në marrëdhëniet e tyre të përditshme./tvklan.al




Të ngjashme