15 persona janë në total të identifikuar pozitiv me koronavirusin e ri në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se prej tyre 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 2 janë rastet e reja: një në Tiranë, një në Lushnje. Ndërkohë një e moshuar 73-vjeçare ndërroi jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit.

50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID-19, të cilët dyshoheshin se kanë pasur kontakt me viktimën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë thotë se katër prej të infektuarve ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator.

Ndërkohë, janë 104 persona të cilët ndodhen në vetëkarantinim pasi kanë pasur kontakte me personat e identifikuar me COVID-19./tvklan.al