Si qëndron e vërteta e mandatit të 9 të socialistëve në Elbasan



Si qëndron e vërteta e mandatit të 9 të socialistëve në Elbasan

08:44 27/04/2021

Në Qarkun e Elbasanit është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare. Mëngjesin e sotëm u numëruan votat e fundit dhe sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, mandatet janë ndarë 8 për Partinë Socialiste dhe 6 për Partinë Demokratike.

Por, socialistët aty të udhëhequr nga Taulant Balla pretenduan se kanë fituar mandatin e 9 në Elbasan, çka do të thotë se Partia Demokratike zbret në 5 mandate.

Por si qëndron e vërteta? Rezultati varet vetëm nga 1 votë. Socialistët thanë se kanë fituar mandatin e 9-të në Qarkun e Elbasanit për 1 votë, ndërsa PD pretendon të mbajë 6 mandatet vetëm prej 1 vote.

Në orën 11:41, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka konfirmuar përfundimisht ndarjen e mandateve sipas numrit të votave, ku Partia Socialiste merr 8 mandate dhe Partia Demokratike 6 mandate.

/tvklan.al










Të ngjashme