Gjatë puntatës së sotme në “Për drekë me mua”, përveç pjatave të shijshme dhe skenave të humorit, nuk kanë munguar edhe disa të pathëna rreth “Kënga Magjike 2017”.

Pasi Bes Kallaku iu përgjigj pyetjes nëse ishte skenar apo incident rrëzimi i tij në skenë, Erjon Isai tregon për mënyrën si reagoi drejtuesi i spektaklit, Ardit Gjebrea, në lidhje me këtë incident.

 

“E bukura e Arditit, se Arditi nuk na kishte parë ngaqë ne moderuam bashkë me Arditin… dolëm nga skena, Arditi vazhdoi me ‘New Artist’. Kur i kemi dalë përpara i pashë vetëm një lot në sy”

, tregoi me humor Isai.

Bes Kallaku shtoi se Ardit Gjebrea u përpoq të mos e jepte veten.

 

/tvklan.al