Bashkim Sejdiu e krijoi aplikacionin “Infostranieri” duke marrë shkas nga eksperienca e tij personale. 34 – vjeçari nga Kosova, i rritur në Varese të Italisë, është ideatori i një aplikacioni që vjen për përdoruesit në 10 gjuhë të ndryshme.

“Infostranieri”, të lejon që të shkarkosh dokumente në gjuhën amtare dhe të udhëzon se si të marrësh nënshtetësinë, lejen e qëndrimit, të bësh bashkim familjar, etj.

Vetë Sejdiu, i ftuar në

Radio Dee Jay

, rrëfen se ky aplikacion ka për qëllim të ndihmojë të gjithë emigrantët që të shmangin burokracitë. Ai tregon se “Infostranieri”, është ndihma që i mungoi kur shkoi për herë të parë në Itali.

Familja e Bashkim Sejdiut, nga Presheva e Kosovës emigroi drejt Italisë në 1993, kur ai ishte vetëm 10 – vjeç./tvklan.al