Si të mbani në kontroll tensionin e lartë të gjakut

Checking blood pressure of female patient, unrecognizable people

Si të mbani në kontroll tensionin e lartë të gjakut

10:04 18/05/2020

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur gjithashtu si hipertension mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore që lidhen me zemrën dhe goditjen në tru.

Simptomat e hipertensionit janë dhimbja në gjoks, marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje koke.

Stili juaj i jetesës ndikon në tensionin e gjakut, prandaj është e rëndësishme të ndiqni disa rregulla për ta mbajtur në kontroll atë.

Ndiqni një dietë të ekuilibruar mirë. Rekomandohet që individët që vuajnë nga hipertensioni të përfshijnë në dietën e tyre drithëra, fruta të freskëta, perime dhe nënprodukte të qumështit, me pak yndyrë. Ju gjithashtu mund të mbani një ditar ushqimi. Shënoni për ushqimet që hani dhe sasinë e tyre.

Për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, është thelbësore të evitoni ushqimet e përpunuara dhe të konservuara. Shmangni shtimin e kripës shtesë në ushqim sepse kjo mund të shkaktojë hipertension.

Gjithashtu pirja e alkoolit dhe duhanit mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj dhe ju vë në rrezik për t’u prekur nga hipertensioni. Shmangia e tyre përmirëson mirëqënien e përgjithshme dhe ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Aktiviteti fizik çdo ditë është mjaft i rëndësishëm për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm. Mund të zgjidhni aerobi, not, çiklizëm, vrapim, ecje ose ndonjë aktivitet tjetër sipas dëshirës tuaj. Për më tepër, duhet të flisni me mjekun tuaj në lidhje me ushtrimet që duhet të shmangni. Obeziteti mund të çojë në hipertension, kështu që ju duhet të kontrolloni peshën tuaj./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo