Tensioni i lartë i gjakut nuk është një sëmundje që shfaqet menjëherë. Prandaj shumë persona nuk i kushtojnë rëndësi kur kanë dhimbje koke apo probleme me shikimin, duke menduar se është diçka kalimtare.

Por nëse këto simptoma bëhen të vazhdueshme, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku, pasi shëndeti juaj mund të jetë në rrezik dhe mund të pësoni goditje në tru apo sulme në zemër. Një presion i lartë i gjakut konsiderohet kur vlerat janë 140 / 90mmHG ose më të larta.

Ai nuk mund të shërohet, por nëse menaxhohet siç duhet përmes stilit të jetesës me ushqim të shëndetshëm, aktivitetet sportiv dhe mjekimit mund të zvogëlohet.

Ka disa simptoma të zakonshme për të kuptuar se presioni i gjakut është i lartë, p.sh keni probleme të shikimit, lodhje, dhimbje gjoksi dhe dhimbje koke të fortë. Megjithatë një simptomë që mund të tregojë se jeni në rrezik është kur duart dhe këmbët tuaja ju shpojnë.

Është një ndjesi sikur jeni mbi gjemba, dhe zakonisht shkaktohet nga dëmtimi i nervave. Në momentin që keni këto simptoma duhet të flisni menjëherë me mjekun tuaj. Tensioni i gjakut duhet gjithashtu të kontrollohet rregullisht.

Efektet anësore të presionit të lartë të gjakut dhe nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë: sëmundjet e zemrës, veshkave dhe probleme me sytë.

/tvklan.al