Ajo është një nga vajzat më të talentuara të skenës muzikore shqiptare. Arilena Ara ishte e ftuar sonte në natën finale të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, për t’ju përgjigjur pyetjeve të vogëlushëve, por edhe të Alketa Vejsiut. Ishte pikërisht pyetja e drejtueses së spektaklit që Arilena Ara të tregonte nëse dikush i ka rrëmbyer zemrën.

Pyetje: Pranoni aplikimet për boyfriend (për të dashur)?

Arilena Ara: Jo është full, nuk pranojmë aplikime për boyfriend.

Pyetje: A është e vështirë të jesh këngëtare apo tralala gjithë jetën?

Arilena Ara: Është gjëja më e vështirë, sepse presioni i kohës është diçka më vete. Ne humbasim gjthçka që të gjithë ju i prisni me padurim. Për shembull, festat e fundvitit. Ne e sakrifikojmë këtë gjë. Është gjëja më e vështirë dhe zgjedhja më e bukur që kam bërë në jetë.

Pyetje: Të pëlqen të jesh e famshme se banka rri plot?

Arilena Ara: Diferenca mes të qenit i famshëm dhe i suksesshëm është jashtëzakonisht i madh. Asnjëherë nuk kam synuar të jem e famshme. E famshme nuk të bën artiste, të bën një gjë e momentit. Nuk e kam patur asnjëherë në mëndje që të bëhem e famshme. /tvklan.al