“Testim masiv e periodik për mësuesit”

Partia Demokratike ngre alarmin se mosmarrja e masave nga qeveria për frenimin e rasteve me Covid-19 po i shndërron shkollat në vatra të rrezikshme infeksioni, duke rritur ndjeshëm numrin e mësuesve dhe nxënësve të infektuar.  

“Janë 10 mësues që nga fillimi i vitit shkollor që janë ndarë nga jeta pikërisht për shkak të COVID19, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria. Situata në shkolla është alarmante dhe jashtë çdo kontrolli. Shkollat janë sot ndër vatrat më të rrezikshme të përhapjes së infeksionit, sepse qeveria nuk do t’ia dijë për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve”, tha Vokshi.

Kjo situatë sipas selisë blu mund të ishte shmangur nëse paratë e shqiptarëve nuk do të shkonin për projekte korruptive.

“Kryeministri në ikje po jep dhjetëra miliona euro për projekte korrupsioni, siç është ai i Teatrit me kulla, por nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla”, tha ish-deputetja.

Për të shmangur rënien në kolaps të sistemit arsimor, opozita thotë se qeveria duhet të nisë urgjent testimin masiv e periodik të mësuesve, pajisjen e tyre me maska mbrojtëse, si dhe sigurimin e kushteve higjieno-sanitare nëpër shkolla.

Tv Klan