Skepticizmi për vaksinën ruse


Skepticizmi për vaksinën ruse

23:24 12/08/2020

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Është e rrezikshëm injektimin e një ilaçi të patestuar

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha që vaksina e Covid-19 e Rusisë nuk ishte testuar sa duhet. Deklarata e tij erdhi pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi se Rusia ishte vendi i parë që e ka zbuluar, pas më pak se dy muajve të testimit njerëzor.

“Nuk ka të bëjë se kush e prodhoi i pari vaksinën. Ka të bëjë me një vaksinë efektive, të testuar dhe për këtë arsye të sigurt. Do të isha i kënaqur nëse do të kishim një vaksinë fillestare, të mirë, por bazuar në gjithçka që dimë dhe ky është problemi themelor, rusët nuk po na thonë shumë. Dhe informacionet tregojnë se kjo vaksinë nuk është testuar sa duhet”.

Vaksina e Rusisë, e cila do të quhet “Sputnik V” si homazh ndaj satelitit të parë të lëshuar në hapësirë nga Bashkimi Sovjetik, po shikohet me frikë nga ekspertët, pasi Moska mund të vendosë prestigjin kombëtar para sigurisë.

“Mund të jetë tepër e rrezikshme të nisësh vaksinimin e miliona apo miliarda njerëzve në mënyrë të parakohshme. Nëse vaksina nuk jep efektet e duhura, kjo mund të shkatërrojë pranueshmërinë e organizmit njerëzorë për vaksinat e tjera. Prandaj jam tepër skeptik për atë që po ndodh në Rusi”.

Edhe zyrtarët e OBSH-s i kërkuan Moskës të mos nisë fushatën e vaksinimit pa pasur rezultatet e të gjitha fazave të testimit tek njerëzit. OBSH thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë të dhënë nga zyrtarët rusë për provat e kësaj vaksine tek njerëzit, e rrjedhimisht nuk mund ta certifikojë për përdorim.

Por zyrtarë të lartë rusë kanë reaguar duke thënë se provat klinike do publikohen kur të shikohet e arsyeshme nga ekspertët. Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko ka deklaruar për skeptikët se është vetëm çështje konkurrentëve, duke siguruar se vaksina është e sigurtë.

“Duket se kolegët tanë të huaj po ndiejnë avantazhet konkurruese specifike të ilaçit rus dhe po përpiqen të shprehin mendime që për ne janë plotësisht të pabaza dhe të nxituara.”

Ai tha se brenda dy javëve do prodhohet vaksina e cila do u injektohet mjekëve. Ndërsa Rusia planifikon të prodhojë 5 milionë doza në muaj deri në Dhjetor-Janar.

Klan Plus




Të ngjashme