Szczesny protagonist negativ, shkakton autogolin e parë në historinë e europianit

Euro 2020 vijon të prodhojë momente historike. Për herë të parë në turneun më të rëndësishëm Europian është realizuar autogoli nga një portier në raundin final të turneut dhe kjo vjen nga dueli i grupit E mes Polonisë dhe Sllovakisë.

Fatkeq ishte portieri i polakëve, Wojciech Shezni. Lojtari i Juventusit ishte i pafat në momentin ku Robert Mak goditi shtyllën dhe topi ra në trupin e portierit për të përfunduar në rrjetë.

Një gol që i hapi udhë fitores së sllovakëve, që arritën të fitonin në stadiumin “Shën Petërsburg” në Rusi me shifrat 2-1. 

Në këtë sfidë u mor edhe kartoni i parë i kuq i Europianit të këtij viti, nga Krishoviak, i cili u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë, duke lënë Poloninë me 10 futbollistë.

Klan News