Sot mocioni i mosbesimit për qeverinë “Kurti”

Sot mocioni i mosbesimit për qeverinë “Kurti”

09:45 25/03/2020

Vjosa Osmani paralajmëron mungesën në Kuvend

Kriza politike në Kosove po dominon edhe mbi diskutimet për masat kundër koronavirusit. Sot do të mbahet seanca e parlamentit për votimin e mocionit të mosbesimit për qeverinë e Albin Kurtit, të kërkuar nga aleatët e tij të LDK-së. Kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, tha se nuk e përkrah këtë mocion ndërsa ftoi edhe të tjerët të votojnë kundër.

Një tjetër përplasje atje është ajo mes Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Kurti. Presidenti kundërshtoi miratimin e masave të reja nga qeveria e Kosovës për ndalim-qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në orë të caktuara duke thënë se janë antikushtetuese.

Ndërsa shtetet e Kuintit u kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi