PD: Zyrtarët e lartë përgjegjës për pasojat e tërmetit

Struktura e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit ka nisur verifikimet pas kallëzimit të Partisë Demokratike kundër disa zyrtarëve të lartë, në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit ku humbën jetën 51 persona.

Sipas selisë blu, Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, Artur Bushi i Krujës, ish-kryetarët e bashkisë së Durrësit Vangjysh Dako dhe Valbona Sako, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini duhet të përgjigjen përballë drejtësisë për 5 vepra penale, nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni i zyrtarëve të lartë deri tek vrasja nga pakujdesia. 

Tv Klan