Manastirliu: Përmirësim radikal i shërbimeve

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme do të jetë gati për pacientët në 2021. Ecuria e punimeve të infrastrukturës më të re spitalore në QSUT u inspektua nga Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Jam e kënaqur që ja arritëm që, në finalizim të vitit 2020, pavarësisht gjithë situatës që kemi kaluar, qoftë në fillim me tërmetin dhe më pas me pandeminë, të ecnim sipas ritmeve të parashikuara për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme. Një investim i qeverisë shqiptare, i cili do të përmirësojë radikalisht një prej shërbimeve më të rëndësishme në QSUT, që është tërësia e specialiteteve të sëmundjeve interne”, tha ajo.

Ky investim bën të mundur dhe krijimin e një spitali ditor.

“Spitali ditor do të përqendrohet në strukturën aktuale ku është sot urgjenca. Janë rreth 360 shtretër në këtë godinë dhe do të ndryshojnë tërësisht nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve, shërbimeve më të rëndësishme të spitalit që janë ato të sëmundjeve interne”, tha ministrja.

Nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme do të përfitojnë 109 mijë pacientë.

Tv Klan