Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në përgjithësi takimi pati ritëm të kënaqshëm, kur lojtarët e të dyja skuadrave u përpoqën për të treguar aftësitë e tyre me gjithë terrenin jo shumë të përshtatshëm. Tiko do të hap shumë shpejt serinë e golave, më pas përpjekjet e Tomorrit të Beratit e përmbysën rezultatin në 2-1. Autorët e golave Maloku dhe Arbri.

Në pjesën e dytë portieri Muzhai do të shënoj nga pika e 11 metrave dhe 3-1 për Tomorrin. Xhafa në një kundërsulm do të shënoi golin e dytë për Dinamon. Më pas portieri Muzhai do të pres topin e goditur nga pika e 11 metërshit nga Xhafa, por mbrojtësi Hajdari e ka goditur sakt me kokë dhe 3-3.

Nesër në orën 14 në stadiumin “Qemal Stafa”, do të takohen dy kryesueset Tirana – Teuta e Durrësit. Ky takim do të transmetohet nga Tv Klan, i cili ka fituar të drejtën televizive ndaj konkurentëve të tjerë në tenderin e organizuar për këtë qëllim./tvklan.al