Në krye të pankinës shqiptare të futbollit tonë do të jetë Medi Zhega. Me 5 vota pro nga 7 gjithsej, Zhega ka dalë fitues ndaj 6 kandidaturave të tjera. 54 vjeçari Medi Zhega ish futbollist i shquar i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit tonë përfaqësues në vitet ’61-’79 është Mjeshtër i Merituar Sporti.

Ka mbaruar fakultetin e shkencave të natyrës dhe më pas institutin e lartë të kulturës fizike “Vojo Kushi”. 4 herë fitues i kupës dhe kampion vendi dhe dy herë fitues i anketës si futbollisti më i mirë i vendit. Zhega ka kryer shumë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit për trajner si dhe ka botuar një sërë artikujsh.

Për 10 vjet rradhazi ka qënë metodist pranë Federatës Shqiptare të F utbollit duke kryer dhe detyrën zëvëndëstrajnerit të ekipit kombëtar në ’86 dhe trajner i ekipit Shpresa në vitin ’89. Drejtimin e tij në krye të ekipit kombëtar do ta fillojë me turneun Rothmans në Maltë që zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm./tvklan.al