Sejko: Kemi propozuar ligjin për të rritur pagesat përmes bankave

Banka e Shqipërisë kërkon t’i japë një shtysë zhvillimit të tregut financiar në Shqipëri duke lehtësuar pagesat përmes institucioneve financiare dhe duke eliminuar kesh-in në ekonomi.

Gjatë fjalës së tij në leksionin e mbajtur në Shkollën Ekonomike dhe Shkencave Politike në Londër, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se është përgatitur projektligji për shërbimet e pagesave, i cili kur të hyjë në fuqi do të ofrojë risi pagesash dhe konkurrencë të shtuar në treg duke i bërë shërbimet bankare më të lira.

Sejko tha se po ashtu janë marrë masa për të rritur kreditimin në ekonomi, siç është një platformë e posaçme e bërë për këtë qëllim, në një kohë kur sektori bankar paraqitet i shëndetshëm dhe kreditë e këqija kanë kapur nivelin më të ulët prej vitit 2012-të, kur ky portofol arriti në 24% të totalit.

Tv Klan