Me stinën e pranverës Kopshtet e Ninfës kanë zbuluar të gjithë madhështinë e tyre, në një kombinim të artit, arkeologjisë dhe natyrës.

Të gjithë këta elementë i bëjnë këto kopshte, të përshkruara shpesh si më romantike në botë, një atraksion spektakolar që ofron atmosferën e duhur për të dashuruarit që duan të bëjnë propozime për martesë.

“Është mahnitëse. Mendoj se nuk mund të gjeja një fjalë më të mirë për ta përshkruar atë. Është një parajsë.”

Qyteti Ninfa emri i të cilit mendohet se rrjedh nga një tempull i vogël i epokës klasike në një ishull të vogël të liqenit, kushtuar Nimfave, daton që në kohën romake.

Në vitin 1300, qyteti u plaçkit dhe u shkatërrua nga trupat e Perandorit të Shenjtë Romak Frederick II. Më pas sëmundja e malarias detyroi disa banorë të mbetur të largoheshin dhe të braktisnin qytetin.

Vetë historia e kopshtit fillon në vitin 1921, kur fisniku dhe diplomati italian Gelasio Caetani restauroi disa rrënoja, përfshirë kullën dhe bashkinë, dhe filloi në kopsht, duke mbjellë lule të ndryshme që mblodhi gjatë udhëtimeve të tij.

Kopshti përfiton shumë nga klima me lagështi të lartë për shkak të lumit Ninfa.

Në vitin 2000 e gjithë zona e Ninfës u shpall Monument Natyre dhe vizitohet nga rreth shtatëdhjetë mijë turistë në vit.

Klan News