Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Meta zbulon më në fund qëllimin e stërvitjes fizike


Kreu i Partisë së Lirisë poston çdo ditë në rrjetet sociale video nga aktiviteti i tij i pandalshëm fizik. Së fundi gjatë një takimi me një vajzë të re, Meta ka deklaruar edhe qëllimin e stërvitjes fizike, duke thënë, se po përgatitet të fillojë doktoraturën.

Me vendim gjykate për shtëpinë, ia zapton vëllai, qytetari fle në hotel 


“Stop” ishte në lagjen “15 Tetori” në Fier. Artur dhe Vojasavë Dule, bashkëshortë, janë njohur prej gjykatës si pronarë të ligjshëm të një banese në Fier. 

Për shkak se mbi pronën ka pasur pretendime, gjyqi vendosi, që pjesëtarët e tjerë të familjes, të dëmshpërbleheshin prej tyre.

“Kjo që shikoni është shtëpia ime, e kam fituar me gjykatë dhe kam tre vjet, ma ka bllokuar vëllai, nuk më le të hy në shtëpinë time. Vij nga Greqia për një hall, vëllai nuk më lejon të hyj në shtëpinë time. Siç e shikoni edhe ju, është mbyllur shtëpia”, tha Arturi.

Agim Dule, vëllai i Arturit, edhe pse sipas tij është dëmshpërblyer, është bërë pengesë e madhe.

“Vij në Fier për një hall se kam dhe problemi shëndeti, dua të vizitohe, dua të vij në shtëpinë time, nuk fle dot. Tani fle në hotel”, tha ai.

“Si përfundim e pezulloi çështjen e gjykimit për arsye se mungon kjo, mungon ajo, nuk mund të kuptoj çfarë loje lozet në Gjykatën e Fierit. Jam shumë i lodhur sa po marr dhe kancerin nga ankthi, nga stresi. Kam 6 vite që vredh nëpër gjykata dhe nuk gjej të drejtën. Kërkoj ndihmë nga emisioni “Stop””, tha ai.

(Zyra e Përmbarimit Fier) 

Kryepërmbaruesi: Tani, unë nuk e di, se ku ka qëndruar problemi. Nëse do ishte lënë në natyrë, unë kisha të drejtën të shkoja në natyrë dhe atë pronën do t’ia liroja zotërisë.

Artur Dule, denoncues: Tek avokatja, që më ke dhënë ti. Ka tri vjet… Ti ma ke dhënë avokaten. Më ke dhënë avokate Kidën.

Kryepërmbaruesi: Jo, e ke shumë gabim. Nuk merrem fare me këtë procedurë, me të  dhënë avokatë.

Artur Dule, denoncues: Dakord!

Ai ka zaptuar pronën dhe sot shtëpia është e kyçur. Por çfarë ka ndodhur?

Gjyqi është bërë vetëm për njohje pasurie, por jo edhe për lënien e sendit në natyrë ose lirim-dorëzim.

Kjo i ka kushtuar bashkëshortëve të tjera vite zvarritje nëpër gjyqe, ku nga 2019 e deri më sot me objekt lirim dorëzim sendi, së fundi pohojnë, se gjyqi është pezulluar.

Albi Olldashi, avokat: U mbyll faza gjyqësore e hetimit. U kalua faza e diskutimit. U paraqitën edhe diskutimet dhe  ishte në shpallje të vendimit. Nuk kemi as arsyet e pezullimit. Nuk kemi një vendim të zbardhur. Në momentin, që të kemi një vendim, që të shoh, se si është shprehur gjykata. Lirim-dorëzim sendi, po, po.

Shkoi të blejë bukë, e mori kamioni para, çfarë vendosi gjykata? 


Në 13 Shtator 2022, “Stop” transmetoi rastin e një aksidenti fatal. Në datën 20 Shtator 2021 në segmentin rrugor, që të çon nga kthesa e Kamzës drejt Vorës, humbi jetën në aksident Drita Hakorja.

Bashkëshorti Myrvet Hakorja tha se ishte duke bërë pazaret së bashku me gruan e tij dhe ai vetë kaloi i pari rrugën, për te furra e bukës. Kur po kalonte e ndjera, kishte ndaluar një kamion, që u nis dhe shkaktoi vdekjen e Dritës.

Ekspertizat kanë nxjerrë viktimën fajtore dhe Myrveti ka kërkuar një ekspertizë të tretë, që u kundërshtua nga prokuroria.

Pak ditë pas transmetimit në bëmë eksperimentin, ku treguam se ishte faji i shoferit të kamionit, që shkaktoi vdekjen e zonjës Hakorja. Duke qenë se prokuroria e kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja shkoi në Apel.

Kjo e fundit në 27 mars 2024, vendosi, që të lëri në fuqi vendimin e Shkallës Së parë, që kërkon bërjen e ekspertizës eksperimentale.

/tvklan.al