Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Dhunë fizike në parlament, deputeti i sulet kolegut në foltore


Pamjet, që vijnë nga parlamenti i Gjeorgjisë, janë të denja për film aksion. Një deputet i është sulur me grushta e shkelma kolegut, që fliste për një ligj në foltoren e Kuvendit.

Aksidentohet në punë e zë shtratin, firma nuk e kishte siguruar 


Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në fshatin Dushaj, Bulqizë për problemin e zotit Vilson Alla, i cili tregon se në 25 dhjetor 2023 teksa po dilte nga puna, është rrëzuar nga 8 metra lartësi dhe ka marrë dëmtime të rënda në këmbën e majtë. Pas më shumë se tre muajsh Vilsoni është në regjim shtrati. Ai rrëfen se mori kontakt me shtetasin Përparim Koçi, i cili kishte një galeri kromi dhe filloi punë në tetor 2023 si minator në kompaninë “Brunes krom shpk”.

Pas aksidentit, Vilsoni nuk ka marrë as pagesën e raportit mjekësor dhe aktualisht jeton me 130 mijë lekë të vjetra që është pensioni i nënës me të cilin mbajnë frymën 8 pjesëtarë të familjes. Teksa ishte ende në Spitalin e Traumës, Prokuroria e Dibrës ka kërkuar mosfillim procedimi penal, duke mos e klasifikuar aksident në punë. Vëllai i Vilsonit, Iliri, tregon terrenin e vështirë ku u aksidentua Vilsoni. Por roja thotë se është shkelur perimetri i firmës.

Roja i firmës: O Ilir, o vëllai im, deri aty nuk  lejohet. Deri te “pisha”, nuk lejohet me ardh nalt.

Në një komunikim me administratorin e “Brunes Krom shpk”, Përparim Koçi, ky i fundit pranon se aksidenti ka ndodhur në orar të punës por jashtë subjektit. Ai thotë se për dy muaj punë për Vilson Allën janë derdhur sigurimet.

Gazetarja: Zoti Alla, ka qenë brenda orarit të punës?

Përparim Koçi, Brunes Krom: Po brenda orarit të punës ka qenë.

Gazetarja: Zoti Alla ka qenë i siguruar në momentin që ka bërë aksidentin?

Përparim Koçi, Brunes Krom: Po!

Gazetarja: Po pse sigurimet e tij të paktën deri në shkurt 2024 nuk janë të paguara?

Përparim Koçi, Brunes Krom: Atë ditë, që ka ndodh aksidenti është aksidentu jashtë subjektit, sipas ekspertizës, që kanë bo ato të Rishmit (AKSEM). Për dy muaj, që ka punuar tek ne, i kemi derdh sigurimet, i kemi çuar me postë.

Gazetarja: Pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kur janë bërë?

Përparim Koçi, Brunes Krom: Pagesa?

Gazetarja: Po.

Përparim Koçi, Brunes Krom: Nuk e mbaj mend datën, më duket në shkurt.

Nga ana tjetër, përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë, Klevis Alla, thotë se raportet kanë shkuar në mars e po punohet që brenda javës t’i bëhen pagesat e raporteve.

“Jam në vështirësi ekonomike, kam 3 vjet që investoj”, administratori justifikohet për mossigurimin e jetës së minatorit

Vilson Alla, një qytetar nga Bulqiza ka denoncuar në  emisionin  “Stop” në Tv Klan rastin e tij. Më 25 dhjetor 2023, ai është aksidentuar në vendin e punës në galerinë e kromit të “Brunes krom shpk” dhe ra nga 8 metra lartësi. Nga ky aksident, ai është lënduar rëndë në këmbën e majtë dhe nuk mund të lëvizë nga shtrati.

Familja e tij prej 8 personash  jeton me një ndihmë ekonomike prej 130 mijë lekësh të vjetra. “Stop” shkoi deri në vendngjarje dhe mësoi se galeria ndodhet në shpatin e pjerrët të malit.

Veç kushteve të vështira të punës, administratori i firmës, Përparim Koçi thotë se sigurimet shoqërore të punonjësit të tij janë derdhur për dy muaj, por Vilsoni s’ka marrë asnjë qindarkë.

Pagesa e raportit mjekësor në qytetin e Bulqizës është problemi më i vogël për Vilson Allën. Problemi më madhor në këtë histori, është mospagesa e siguracionit të jetës që është i detyrueshëm për firmën ndaj minatorit që punëson.

Meqë ishte fundi i vitit, menduam të bëjmë sigurimet e reja për vitin 2024 për aq punëtorë sa kishim. Sinqerisht jam në një vështirësi ekonomike. Kam gati 3 vjet që po investoj dhe s’kam nxjerrë asgjë dhe po investoj me shumë vështirësi”, thuhet në mesazhin e administratorit Përparim Koçi.

Zëvendësdrejtoresha e Inspektoriatit të Punës, Irida Qosja, tha se në përfundim të hetimit, rasti është klasifikuar aksident në punë pasi janë gjetur shkelje me pagesat e sigurimeve dhe terrenin e vështirë pa sinjalistikë për punë që është bërë shkak i aksidentit.

I dhuruam kompjutera para 5 vjetësh, nxënësit sërish pa laborator


Në datën 17 tetor 2019, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një problematikë nga shkolla “Marie Logoreci”, ku nxënësit nuk zhvillonin mësim në laboratorin e Kimisë dhe Informatikës. Pas këtij transmetimi “Stop” bashkë me kompaninë “Teleperformance” i dhuruan kompjutera shkollës në fjalë, në mënyrë që nxënësit të kishin ku të mësonin. Por në redaksi ka mbërritur sërish shqetësimi se nxënësit nuk zhvillojnë mësimin në laboratorë.

Nxënësit: Ulemi treshe-katërshe.

Drejtori mohon të kenë problem kompjuterat.

Drejtori: Na kanë dhuruar ata të “Stop”-it.

Qytetari: Janë kështu të vegjël.

Drejtori: Kompjutera apo iPad? Ça janë?

Qytetari: Kompjutera!

Drejtori: S’kemi nevojë! Faleminderit!

Drejtori nuk e pret gazetaren për t’i shpjeguar se përse nuk vihen në punë pajisjet për nxënësit.

Gazetarja: E lajmëron pak drejtorin, të lutem?

Nxnënësja: Nuk kërkon të vijë. Thotë nëndrejtori nuk vjen.

/tvklan.al