Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Zbulohet origjina e panjohur e Ilir Metës, kë ka fis kreu i PL-së
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta doli sot sërish në një komunikim të gjatë me mediat.Duke sulmuar Spakun dhe kreun e kësaj strukture Altin Dumani, Meta zbuloi, se bën pjesë në fisin e Vojo Kushit, ndaj nuk trembet.
“Pa u shly kredia, nuk hyn njeri”, djali nxjerr në rrugë nënën 86-vjeçare
Esma Toluli është një 86-vjeçare, e cila prej 3 muajsh sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani” ka qiraxhi. Zonja tregon për “Stop” në Tv Klan se ka firmosur disa letra në gjermanisht me mendimin që kishte firmosur se pas vdekjes së saj apartamentin ia linte djalit. Por me atë firmë djali i ka ndryshuar pronësinë apartamentit. Esmaja kërkon me lot në sy që të futet në banesë pasi kërkon të vdesë aty.
Sipas ekspertit Fatmir Laçej,duhet të kishte kontratë dhurimi që apartamenti t’i kalonte djalit. Emisioni “Stop” komunikoi me djalin e Esma Tolulit, Haxhiun, i cili thotë se nëna dhe motrat e kanë mashtruar dhe apartamenti është lënë në një bankë të nivelit të dytë si koletaral. Pa u shlyer ajo kredi, thotë Haxhiu, askush nga familja nuk futet në atë apartament.
Haxhi Toluli: Alo! Po! Unë e kam marrë atë apartamentin copë-copë, të rrënuar, në 2003-shin, kam investu mbi 22 mijë euro, e kam bërë të ri komplet. Nëna shkon pa dijeninë time, e fut në kredi, në 2014-2015 më tha, kredia është shlyer dhe unë pranova, për të marrë banesën në emrin tim. Ndërkohë unë shkoj në bankë, del ky problemi i barrës.
Gazetarja: Zonja Esma do të hyjë në këtë banesë.
Haxhi Toluli: Pasi të shlyhet ajo kredia, po nuk u shlye ajo kredia, nuk futet asnjë aty nga familjarët e mi. Nëna e ka bë motrën me 3 dhoma, kuzhinë te Astiri. Në momentin, që më liron kredinë me burrni, me noteri, me ça të doni juve, unë vij prapë firmos dhe nënës i jap çelësin dhe të jetojë, sa t’ia ketë dhënë Zoti.
“Ka ilaçe të tjera”, pacientët me kancer nuk marrin medikamentin kryesor
Në 21 mars 2024, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e një zonje të diagnostikuar me kancer në mitër jashtë vendit, pas të cilit nisi trajtimin me Lyparaza Olaparid. Ajo tha se këtë medikament nuk e gjen te shërbimi i Onkologjisë.
“Stop” tregoi se në QSUT nuk ky ilaç nuk gjendet, por në farmaci private është i disponueshëm dhe kushton 3 mijë euro. Në shërbimin e Onkologjisë thanë se për këtë diagnozë ka një sërë ilaçesh të tjera me rimbursim. “Stop” u konsultua me ekspertë të fushës, të cilët i mëshuan rëndësisë për mbijetesë tek pacientët me tumor të këtij medikamenti.
/tvklan.al