STOP – EMISIONI 185 (SEZONI 4)

Posta

STOP – EMISIONI 185 (SEZONI 4)

21:02 17/05/2019

Dita kundër homofobisë, po si e mendojnë shqiptarët?!

Sot është ditë kundër homofobisë, që do të thotë të drejta të barabarta për homoseksualët.Renaldo u është drejtuar qytetarëve me pyetjen : A jemi të gatshëm të pranojmë njerëz, që pëlqejnë të tjerë brend gjinisë? Mos vallë ngaqë nuk pranojmë homoseksualët, Holanda na e “hoqi vizën”, duke votuar për kthimin e vizave për shqiptarët?!

Lushnje/ komshiu hap fabrikë mermeri në banesë, institucionet e certifikojnë.

Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Krutje e Sipërme, pas një ankese nga familja Mertika. Anëtarët e kësaj familjeje janë të shqetësuar nga aktiviteti i një punishteje mermeri, që ndodhet vetëm 7 metra nga banesa e tyre.Ata thonë, se kanë dalë me probleme në mushkëri për shkak të pluhurit të punimeve, pa folur për zhurmën, që duhet të durojnë.Prej dy vjetësh familja Mertika ankohet nëpër institucione, por i përcjellin, duke i quajtur normale parametrat e punës në shtëpinë-fabrikë.Të njejtën gjë pohon edhe Pjerin Vogli, drejtor i drejtorisë rajonale të shëndetit Lushnje, i cili premton, se do të kërkojë një tjetër verifikim më të specializuar.Në bashkinë e Lushnjes, specialistja e mjedisit thotë, se subjekti Orges Pupi, është i pajisur me leje mjedisi të saponxjerrë.kryeinspektori i drejtorisë së mjedisit Fier, Hadër Cako shprehet, se ka thirrur inspektorët për një monitorim. Nëse kushtet nuk përmbushen, leja do t’i pezullohet.

Sarandë, ping-pong përgjegjësish për mungesën e ujit të pijshëm.

“Stop” ka udhëtuar drejt Sarandës në lagjen e baba Rexhepit, pikërisht në vendin e njohur si “gropa e patates”, ku 3 vjet më parë ishte ndërtuar depoja e ujit.banorët tregojnë, se aso kohe u gëzuan, pasi shpresuan, që problemi i ujit u zgjidh njëherë e përgjithmonë.Por sot kriza e ujit ka arritur kulmin.Administratori i ujësjellës-kanalizimeve Shemo Lulo, shprehet, se ky është një projekt i qeverisë, fondit shqiptar të zhvillimit dhe Bashkisë Sarandë.Sipas Lulos, këtë verë pritet që odiseja e ujit të marrë fund.Në bashkinë e Sarandës, shefi i kabinetit Thoma Nika, të drejton tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit.Ndërsa ky i fundit të siguron, se punimet e projektit, do të përfundojnë në muajin maj.


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT