Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ditët e nxehta dhe pa reshje janë problemi i vetëm i KESH-it. Kriza u kalua dhe madje u harrua, ndërkohë që moti sërish po tregohet i kursyer për të mbushur hidrocentralet. Sipas drejtuesve të korporatës, për të kursyer energjinë, nuk do të veprohet me ndërprerjen e saj në verë, pasi edhe këto muaj do të importohet. Zëdhënësi Dritan Ylli thotë:

Dritan Ylli:- “Gjatë verës ne do të vazhdojmë të importojmë energjinë elektrike, në mënyrë që kuotat e Fierzës të ruhen dhe njëkohësisht të mirë administrohen dhe do të menaxhohen mirë edhe këto kuota, që Fierza të mos shkojë në atë pikë të vdekur ku dhe prodhimi të jetë i vështirë dhe gjithashtu të garantohet edhe furnizimi me energji elektrike për qytetarët gjatë dimrit të ardhshëm”.

Për të ndryshuar situatën, KESH-i ka nënshkruar një marrëveshje më KEK-un, Korporatën Energjitike të Kosovës, për shkëmbim energjie. KESH, tashmë krenohet me rezultatet në vjeljet e parave. Brenda një katër mujori, ajo ka arritur të mbledh 4.2 miliard lekë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti