Rektori Hoxha: Kërkesë e studentëve, kanë kosto ekonomike të kthen në auditore për një muaj

Edhe pse komiteti i ekspertëve  ka vendosur kthimin në auditor të studentëve, këta të fundit kanë shprehur pak interes, pasi u rriten kostot ekonomike. Ndaj Universiteti i Tiranës, ka vendosur se provimet e semestrit të dytë do të zhvillohen online me të njëjtën procedurë që u realizuan edhe provimet e semestrit të parë të vitit akademik 2020-2021.

Rektori i universitetit të Tiranës, Artan Hoxha sqaron se ky vit akademik do të vijoi ashtu si ka nisur.

“Pjesëmarrjen e studentëve në auditorin virtual Artan Hoxha e kemi pasur shumë të lartë, mbi gati 97% që edhe në auditor nuk e kemi studentin kaq afër, edhe provimet u mbyllën me sukses semestrin e parë. Mbyllja e semestrit do të jetë me disa konsultime që pedagogët dhe studentët do bien dakort për komunikim në auditor, por jo leksione në auditor dhe se provimet do zhvillohen kryesisht online, me përjashtim të atyre lëndëve të cilat e kanë të domosdoshme komunikimin në auditor”, është shprehur Artan Hoxha.

Një ndër arsyet që është vendosur që edhe sezoni I provimeve  të zhvillohen online, ka ardhur nga kërkesat e studentëve të programeve bachelor dhe master që janë nga rrethet.

“Ajo që ne kemi konstatuar është që në një përqindje shumë të lartë kërkesë e studentëve që edhe simestri i dytë të përfundojë si simestri i parë. Për ta do ishte më e vështirë të riktheheshin, duhet të akomodohen, rriten shpenzimet për ta”, është shprehur Hoxha.

Rektori Hoxha sqaron se për disa lëndë, të cilat kërkojnë kushte specifike në procesin e realizimit dhe vlerësimit të provimit, në marrëveshje dhe me studentët do zhvillohen në auditor, duke zbatuar protokollin anti Covid.

Për studentët, që për arsye të ndryshme nuk kanë akses për të realizuar provimin online, do të caktohet një periudhë 1 javore në muajin Shator, skemë e ngjashme me atë që u përdor për këtë kategori studentësh edhe në semestrin e parë.

Klan News