Edhe sot, studentët janë sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Ndryshe nga ditët e tjera ku mbanin pankarta në duar, sot studentët mbajnë letra të bardha. Prej ditësh refuzojnë kërkesat e kryeministrit Edi Rama për dialog, dhe duan t’iu plotësohen 8 kërkesat që kanë paraqitur.

Por, Erisa Cana studente në vitin e parë në Fakultetin e Stomatologjisë e ftuar në studion ABC News, tha se zgjidhja e vetme është dialogu dhe se është pro kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

“Pse mos pranojmë, kur kryeministri thotë hajdeni se keni të drejtë, pse mos ta pranojmë?

Kjo që thotë kryeministri është një gjë shumë e mirë sepse nëse do vazhdojmë kështu nuk do të ketë fund kjo protestë. Disa thonë jo, disa thonë po, dhe unë mendoj se duhet të dialogojmë sepse kështu nuk mund të shkojmë kund”.

Erisa gjatë gjithë intervistës i qëndroi mendimit se e vetmja zgjidhje është dialogu me kryeministrin.

Këtu e kemi sheshin, ta takojmë njëherë kryeministrin. Ne këtu jemi… Nese ai nuk na i plotëson kërkesat dalim sërish në shesh.

E pyetur nga gazetarja nëse do të hyjë në greve urie, ajo tha jo.

“Jo, sepse unë dua një dialog. Duhet të provojmë njëherë dialogun dhe nëse zoti Rama nuk na i plotëson kërkesat do futem, por ai na kërkon të dialogojmë”

, u shpreh Erisa.

/tvklan.al