Ylli: Në rang kombëtar, mbrojtja arrin në 25% të popullatës

50% e kryeqytetasve kanë rënë në kontakt me koronavirusin dhe tashmë janë të imunizuar ndaj këtij infeksioni. Studimi i kryer nga Akademia e Shkencave ka faktuar se imuniteti natyral ka avancuar nga 6,4% qe ishte ne qershor ne 49,6% në ditët e fundit të Dhjetorit.

“Mund të themi se në fund të 2020 pothuajse 50% e popullatës urbane të Tiranës mund të themi janë individ të imunizuar tashmë dhe shpresojmë siç janë të dhënat ky imunitet është afatgjatë. Mund të themi që gjysma e popullatës së Tiranës janë tashmë të imunizuar në mënyre natyrale ndaj Sars Cov 2”.

Imunizimi në Tiranë përllogaritet të jetë 10-fish më i lartë se rastet e konfirmuar COVID pozitiv, por në rang kombëtar mbetet ende shumë i ulët.

“25% niveli i imunitetit kombëtar. Imuniteti është ende i ulët, të mos keqinterpretojmë imunitetit, ende popullata e përgjithshme ka një potencial shumë të lartë të qarkullimit të virusit dhe pse jo edhe për valë të tjera, më të ulta se kjo”.

Rastet e përdoruara në studim janë marrë nga 4 qendra shëndetësore të kryeqytetit që përfaqësojnë një numër të konsiderueshëm banorësh. Në të gjitha rastet është marrë vetëm një person për çdo familje dhe imunizimi varion nga 44,8% deri ne 58.5% nga një qendër tek tjetra.

Tv Klan