Stuhia “Denis” godet Britaninë, 2 viktima



Stuhia “Denis” godet Britaninë, 2 viktima

13:21 16/02/2020

Zona të përmbytura dhe probleme në transport

Përmbytje të mëdha si në këto pamje përfshinë disa qytete të Uellsit dhe jugut Skocisë, pasi rajonet perëndimore dhe ato veriore të Britanisë së Madhe u goditën nga stuhia e fuqishme “Denis”.

2 persona humbën jetën, nga shirat e rrëmbyer dhe erërat e fuqishme me shpejtësi gati 100 km/orë. Autoritetet angazhuan ushtrinë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave për t’u evakuuar nga banesat e përmbytura. Forcat e armatosura vendosën edhe thasë me rënë për të parandaluar avancimin e ujërave.

Mbi 50 mijë pasagjerë u prekën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të avionëve në aeroportet e zonave të goditura nga stuhia. Vonesa pati edhe në transportin hekurudhor. Reshjet e dendura detyruan autoritetet të bllokonin edhe shumë rrugë automobilistike.

Kjo është stuhia e dytë që godet Britaninë e Madhe brenda pak ditëve, pas “Kiarës” që la të vdekur 2 persona, por edhe dëme të konsiderueshme materiale në shtetet veriore dhe qendrore të Europës.

Tv Klan




Të ngjashme