11 të plagosur, agresori në arrati

Të paktën 1 person mbeti i vrarë dhe 11 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me armë në një park publik në Bruklin, në Nju Jork.

 Viktima është një 38-vjeçar, i mbetur i vdekur në vend pasi u qëllua me plumb në kokë. Dëshmitarët thanë për mediat amerikane se agresori ishte një person rreth të 30-ave, i cili mundi të largohej nga vendngjarja.

Autoritetet vendase nisën menjëherë hetimet, ndërsa motivi i ngjarjes që rrezikoi të kthehej në një masakër me shumë viktima, mbetet i panjohur.

Tv Klan