Këto pamje tregojnë momentin kur një person sulmon me thikë kalimtarë e policë në Melbourne, duke shkaktuar një viktimë e dy të plagosur. Agresori humbi jetën në spital pasi u qëllua me plumba në bark nga policët dhe i vunë prangat.

Ngjarja ndodhi pasditen e të premtes, sipas orës lokale australiane, në një zonë tregtare për këmbësorë në qendër të Melburnit. Përpara sulmit me thikë, ai i vuri flakën një automjeti me të cilin kishte hyrë në atë zonë, duke bërtitur “Allah Ekber”.

Identiteti i sulmuesit nuk bëhet i ditur. Por hetuesit dyshojnë se autori është shtetas somalez, i afërm i një të dënuari për terrorizëm. Në Janar të vitit të kaluar, në të njëjtën zonë u vranë 6 persona dhe u plagosën 27 të tjerë, nga një i ri i cili del para gjyqit këtë të premte.

Tv Klan