Një sulm paniku dhe një sulm në zemër kanë simptoma të ngjashme, të tilla si një dhimbje e fortë në gjoks, djersitje, frymëmarrje e pabarabartë dhe të përziera.

Për të kuptuar nëse ju apo një anëtari i familjes përjetoni sulm paniku është e rëndësishme që të kuptoni ndryshimin mes tyre. Më poshtë është lista e dallimeve nga ndryshon një sulm zemre nga një sulm paniku

Si të njohim një sulm në zemër?

-Njerëzit përshkruajnë dhimbjen gjatë një sulmi në zemër si shtrënguese.

-Si rregull, dhimbja shfaqet në qendër të gjoksit dhe mund të lëvizë poshtë përgjatë krahut të majtë dhe përgjatë shpinës.

-Dhimbja mund të përhapet edhe në qafë, dhëmbë dhe zonën e nofullës.

-Intensiteti i dhimbjes mund të ndryshojë.

-Dhimbja zgjat për më shumë se pesë minuta dhe nuk ndikon në frymëmarrjen e një personi.

-Në kulmin e një sulmi në zemër, njerëzit përjetojnë një frikë e cila përqendrohet ekskluzivisht në dhimbjen në gjoksin e tyre dhe ata tremben se mund të vdesin.

-Individi shpesh përjeton frymëmarrje të shpejtë, përveç rasteve kur sulmi në zemër provokon një sulm paniku.

Nëse i keni këto simptoma për më shumë se 5 minuta, thirrni një ambulancë. Nëse nuk keni mundësi, kërkojini dikujt që t’ju dërgojë në spitalin më të afërt sa më shpejt të jetë e mundur.

Si të njohim një sulm paniku?

Përkundër keqkuptimit të përhapur, një sulm paniku mund të ndodhë në rrethanat më të zakonshme.

-Simptomat e një sulmi paniku zakonisht arrijnë kulmin e tyre pas 10 minutash.

-Dhimbja është e përqendruar në rajonin e gjoksit dhe ka një karakter të valëzuar, ajo rritet pastaj bie.

-Gjatë sulmeve të panikut, njerëzit përjetojnë frikë irracionale, të tilla si frika se po mbyten ose çmenden.

Nëse nuk arrini të kuptoni nëse jeni duke përjetuar një sulm paniku apo një sulm në zemër, vizitohuni menjëherë tek një mjek. Pritja nuk është zgjidhja më e mirë në asnjë rast. Nëse rezulton se keni një sulm në zemër, mund të vdisni nëse nuk merrni ndihmë mjekësore. Mungesa e mbështetjes mjekësore gjatë një sulmi paniku mund t’i përkeqësojë simptomat dhe të çojë në sulme që ndodhin më shpesh. Ekzaminimi dhe kujdesi në kohë nga një specialist mund të përmirësojë cilësinë e jetës tuaj si dhe jetëgjatësinë tuaj. /tvklan.al