Sulmi në Austri, gazetarja e Klan Macedonia: Kush janë dy shqiptarët e tjerë që po hetohen

Sulmi në Austri, gazetarja e Klan Macedonia: Kush janë dy shqiptarët e tjerë që po hetohen

22:27 03/11/2020

Dy shqiptarë të tjerë po hetohen nga autoritetet austriake dhe ato maqedonase, të cilët dyshohen se kanë komunikuar me Kujtim Fejzullahun, autorin e sulmit terrorist në Vienë të Austrisë.

Gazetarja e Klan Macedonia, Xhumadije Ibrahimi, tha në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, se këta dy shqiptarë të tjerë janë me iniciale A.G. dhe U.A. Ata janë me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe austriake.

“Autoritetet austriake kanë njoftuar se Kujtim Fejzullahu ka patur edhe dy persona të tjerë me të cilët dyshohet se ka komunikuar. Janë dy shqiptarë. Njëri është me iniciale A.G. lindur në Austri dhe tjetri me iniciale U.A. ka lindur në Vienë. Kanë nënshtetësi të dyfishtë, edhe të Maqedonisë së Veriut dhe të Austrisë. Organet kompetente janë duke punuar për rastin”, tha gazetarja Xhumadije Ibrahimi.

Nga sulmi me armë në Vienë mbrëmjen e së hënës, 4 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur. Kujtim Fejzullahu u identifikua si njëri nga autorët dhe u vra gjatë përballjes me policinë. /tvklan.al





Të ngjashme