Bayern mundi 3-0 Barcelonën

Sezoni i ri i Champions League nisi me surpriza që në ndeshjen e parë. Young Boys përmbysi 2-1 Manchester United. Anglezët shënuan që në minutën e 14 me Ronaldo. Për djajtë e kuq gjërat u vështirësuan kur në minutën e 35 mbetën me 10 lojtarë kur Ëan-Bissaka u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Vendasit morën kurajo nga superioriteti numerik dhe barazuan me Ngamaleu. Në fund të takimit Lingard gaboi me një kthim të topit duke iu dhënë mundësinë vendasve të fitonin.

Bayern Munchen nuk e fali Barcelonën, teksa fitoi 3-0 në “Camp Nou”. Bavarezët ishin superiorë. Në minutën e 33 zhbllokoi Muller, gjuajtja e të cilit u devijua. Në pjesën e dytën erdhi dopieta e Leëandoëskit, i cili ndoqi aksionin duke përfituar maksimalisht në të dy rastet.

Juventus gjeti fitoren e parë sezonale. Bardhezinjtë arritën suksesin 3-0 në transfertë ndaj Malmoe. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Alex Sandro, Dybala dhe Morata.

Chelsea vuajti shumë në shtëpi ndaj Zenit. Vetëm 1-0 e kampionëve në fuqi të Evropës me golin e Lukakut në 69. Atalanta barazoi 2-2 në fushën e Villareal, Salzburg 1-1 me Sevilla.

Tv Klan