SAIMIR-TAHIRIMinistri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-gjate-analizes-vjetore-te-policise-se-shtetit-Foto-Agim-Dobi-ATSH-Fushata e gjobave të policisë rrugore ndaj drejtuesve të automjeteve nuk dha efektet e pritshme. Gjatë nënshkrimit të një marrveshje bashkëpunimi me kompanitë e sigurimit, ministri i Brendshem Sajmir Tahiri pranoi se disiplinimi i trafikut nuk është një çështje që i takon vetëm policisë rrugore.

Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri gjobat nuk mjaftojnë për të rritur sigurinë e qytetarëve në rrugë.

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto tha se është rënë dakord që sigurimi iautomjeteve të bëhet para regjistrimit të tyre.

Marrveshja me kompanitë e sigurimit parashikon që një pjesë e parave nga siguracionet e makinave të përdoren për investime ne infrastrukture dhe modernizimin e paisjeve ndihmese te policise. Ministri Haxhinasto tha se me ndihmën vullnetare te biznesit do te behet e mundur nderhyrja ne 10 pika problematike te infrastructures rrugore.