Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas takimit që pati kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët të premte.

“Peshku qelbet nga koka”, thotë kryedemokrati. Ai shton dhe shprehet se Rama është më i dëmshëm se kryebashkiakët që i ka emëruar në bashkitë e vendit.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha. /tvklan.al