Takimi në mesnatë me kundërshtarin e fortë politik dhe shtrëngimi i duarve që nuk u pa kurrë

Takimi në mesnatë me kundërshtarin e fortë politik dhe shtrëngimi i duarve që nuk u pa kurrë

23:32 13/01/2021

Neritan Ceka rrëfen bisedën me Sali Berishën në 1997-n

Neritan Ceka, në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion”, kujton takimin në vitin e vështirë të 1997-s me Presidentin e asaj kohe, Sali Berisha. Ndonëse ishin kundërshtarë të fortë politikë, Ceka e kujton kështu bisedën me të:

“Mu drejtua, siç e ka, Neritan, Preç ju kam sulmue, por e kam bërë për lojë politike. I thashë ore doktor, i lemë këto hyrje sepse po na ikën vendi, nuk kam hall tjetër. Unë nuk e kam ndërmend të iki nga Shqipëria prandaj hajde të gjejmë një zgjidhje si do dalim. Tha mirë. U ulëm dhe biseduam. I thashë pa zgjedhje të parakohshme nuk ka rrugëdalje, do bëjmë zgjedhje të parakohshme, të vijë një qeveri tjetër dhe gjejmë një rrugëdalje, sepse vetvetiu ulen tensionet. 4 ditë përpara ai ishte rizgjedhur president. Tha mirë…”, tregon ndër të tjera Ceka.

Ai kujton më tej se marrëveshja mes partive politike u arrit pas disa ditësh. Ceka tregon gjithashtu edhe për momentin kur i dha dorën Berishës para kamerës, por kjo nuk u dokumentua kurrë sepse nuk kishte kasetë.

“Ka një moment historik që unë i kam dhënë dorën, përpara kameras, por për fat kamera nuk kishte më kasetë… dhe nuk e filmoi momentin që unë i dhashë dorën dhe thashë Doktor hajde të bëjmë Shqipërinë”./tvklan.al





Të ngjashme