Philadelphia ka prezantuar një taksë për pijet e ëmbla dhe ato me gaz, pavarësisht fushtatës milionere të industrisë së pijeve për ta bllokuar atë.

Philadelphia do të bëhet qyteti i parë amerikan që do të zbatojë taksën për pijet e ëmbla, ku përkrahësit e kësaj takse thonë se kjo do të përmirësojë shëndetin e 1.5 milionë banorëve.

Por, kritikët thonë se kjo taksë do të dëmtojë bizneset e vogla dhe njerëzit më të varfër.

Masa do të hyjë në fuqi në Janar  të vitit 2017 dhe pritet të mbledhë 90 milionë dollarë.

ee

Kryebashkiaku demokrat i qytetit të Philadelfias, Jim Kenney, thotë se të ardhurat tatimore do të shpenzohen për çerdhe, shkolla dhe qendra argëtimi për fëmijët.

“Philadelphia ka bërë sot një investim historik në lagjet tona dhe në sistemin tonë arsimor sot”-

tha ai.

Taksa do të jetë 1.5 cent për litër. Prodhuesit do të paguajnë për të gjitha pijet e ëmbla, me gaz apo pa gaz dhe me ëmbëlsues artificialë dhe mund të zgjedhin nëse taksën do t’ia kalojnë apo jo konsumatorit.

Taksat për pijet e ëmbla kanë dështuar në më shumë se 30 shtete amerikane dhe qyteti tjetër që ka një taksë të ngjashme është Berkeley, Kaliforni.

44

Në Philadelphia 68% e të rriturve dhe 41% e fëmijëve nën 18 vjeç në qytet janë mbipeshë ose obezë./tvklan.al