Tatimet rinisin aksionin kundër informalitetit

Tatimet rinisin aksionin kundër informalitetit

15:35 21/01/2020

Në Mars inspektorët me “GPS”, instalohen sonda te hidrokarburet

Tatimet do të dalin sërish në terren për të nisur kontrollin e bizneseve, duke u fokusuar këtë herë në sektorin e ndërtimit, hidrokarbureve, bar-kafetë dhe hotelet si dhe te çështja e deklarimit të pagave dhe te subjektet e akcizës.

Administrata tatimore do të fokusohet këtë vit edhe te performanca e punonjësve të saj duke instaluar sistem GPS te inspektorët, por dhe duke vendosur sonda në sektorin e hidrokarbureve për të matur sasinë e naftës që qarkullon nga depozita e shumicës, te pompa që furnizon konsumatorin.

Megjithatë, rezultatet e vitit 2019 sa i përket mbledhjes së të ardhurave tatimore, nuk vlerësohen si një performancë e mirë nga ana e kreut të tatimeve. Më shumë se sa punës së administratës, për rënien e të ardhurave, tatimet bëjnë përgjegjës disa faktorë të ekonomisë.

“TAP nuk investoi aq shumë sa prisnim”.

Por gazsjellësi TAP është po ashtu dhe shkaku për detyrimet e larta që ka shteti në rimbursimin e TVSH-së.

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave për periudhën Janar-Nëntor, janë mbledhur 117 milionë Euro më pak se plani. Goditjen më të madhe e ka dhënë tatimi mbi vlerën e shtuar, i pasuar nga taksat nacionale dhe akciza.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi