Taulant Xhaka është bërë pjesë e formacionit të javës në Superligën e Zvicrës. Mesfushori i Kombëtares ishte një nga më të rëndësishmit në fitoren e thellë 7 – 0 të Basel me St. Gallen. Loja e tij ishte e pagabueshme për gazetën zvicerane “Blick”.

Po në Zvicër këtë fundjavë la shenjë edhe Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar shënoi gol, por Vaduz i tij u mund me rezultatin 5 – 4 nga Young Boys. Kjo ishte hera e pestë në këtë kampionat që Armando Sadiku shënon me fanellën e Vaduz, ekip që po përpiqet t’i shpëtojë rënies nga kategoria. Këtë fundjavë në formë u paraqitën edhe dy mesfushorë të Kombëtares.

Herolind Shala ishte lojtari, i cili i dha fitoren i vetëm Slovan Liberec në javën e 25 të kampionatit çek. Shala realizoi golat në suksesin 2 – 0 me Vysocina Jihlava.

Protagonist me ekipin e tij ishte edhe Milot Rashica. Futbollisti që debutoi muajin e kaluar me Kombëtaren realizoi në barazimin 1 – 1 të Vitesse me Heracles në Eredivise holandeze.

Endrit Sauku, Tv Klan